Verstappen ironizon Hamiltonin: Unë jam tifoz me PSV, nuk do ta blija Ajaxin

Lajmi që Hamilton është një nga personat që po negocion për të blerë klubin e Chelsea po qarkullon me shpejtësi të madhe që nga dita e djeshme. Britaniku deklaroi se është një tifoz i Arsenalit pasi motra e tij kur ishin të vegjël e kishte “detyruar” të bënte tifo për të.

Max Verstappen, ka reaguar gjithashtu për këtë gjë, i cili kritikon zgjedhjen e kolegut të tij.

“Unë jam tifoz i PSV-së dhe nuk do ta bleja kurrë Ajax-in. Dhe nëse do të më duhej të blija një klub futbolli, do të doja të isha pronari i vetëm, dhe jo thjesht një aksioner. Kështu do të bëja zgjidhje të pavarura, të gjithë do më pyesnin mua dhe jo unë ata. Hamilton edhe nëse ia arrin qëllimit të tij, do të jetë thjesht një aksioner me një përqindje të vogël.

Gjithashtu, nëse je një tifoz i Arsenalit, si do të blesh aksione te rivali i tyre? Unë nuk do e bëja dot një veprim si ky. Gjithësesi, i uroj suksese dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur holandezi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.04.2022 15:42