Verratti: Me arbitrat francezë nuk mund të komunikosh, me ata vetëm debatoj

Në një intervistë për “L’Equipe”, Verrati ka shprehur pakënaqësitë e tij me arbitrat vendas.

“Kam marrëdhënie shumë të mirë me arbitrat e Champions League ose ata të ndeshjeve me kombëtaren. Me arbitrat francezë nuk e bëj dot, ne shpesh debatojmë.

Jemi si veriu dhe jugu.

Ndonjëherë kur bëj ndonjë gabim kërkoj falje, por pse këta nuk kërkojnë falje kur gabojnë? Çdo nërhyrje që bëjë unë, e pastër apo e rrezikshme ndëshkohem me karton të verdhë direkt.

Këta më kanë krijuar një mesatare të habitshme, një ndërhyrje, një karton të verdhë”, kështu është shprehur mesfushori italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 12:16