Qeveria japoneze ka vendosur që Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik, të zhvillohen pa praninë e spektatorëve të huaj. Kjo masë është marrë për shkak të pandemisë Covid-19, lajm që konfirmohet nga agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo News”.
Sipas qeverisë, tifozët e huaj nuk do të lejohen, për shkak se ata mund të sjellin me vete edhe variantet e reja të koronavirusit gjatë kohës që do të jenë në Olimpiadë. Gjithashtu, qeveria ka vendosur që ceremonia e hapjes së Olimpiadës të zhvillohet pa tifozë. Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë vetëm një numër i limituar të ftuarish dhe sportistët pjesëmarrës në Olimpiadë. Kjo masë merret për të evituar grumbullime masive njerëzish. Tifozët japonezë do të jenë të limituar për të ndjekur disa nga eventet përgjatë Olimpiadës.
None found
Gjithsesi, vendimi zyrtar për sa i përket tifozëve të huaj e vendës si dhe mënyrës së organizimit të ceremonisë së hapjes do të merret nga komiteti organizator i Lojërave Olimpike, në mbledhjen që do të zhvillohet në fund të marsit.
Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i është bashkuar zërave kritikë të artit dhe kulturës që po dënojnë dhunën shtetërore dhe…
Kuvendi mblidhet nesër nga ora 10:00, ky është rendi i ditës Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do…
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka falënderuar për udhëheqjen e partisë tashmë ish-kryetarin Bedri Hamza, pak pas njoftimit të tij…
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Malit të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Lajmi…
Kuvendi mblidhet nesër nga ora 10:00, ky është rendi i ditës Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do…
Këngëtari Endri Prifti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar…