Categories: sport

TOKYO 2020/ Tifozët e huaj nuk do të lejohen të futen në Japoni

Spektatorët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Japoni për Lojërat Olimpike të kësaj vere mes shqetësimeve për koronavirusin, thanë organizatorët të shtunën.

Rreth 600,000 bileta olimpike të blera nga persona me shtetësi të huaj do të rimbursohen, po ashtu edhe 300,000 bileta të tjera të Lojërave Paraolimpike, tha në një konferencë për shtyp Toshiro Muto, shefi ekzekutiv i komitetit organizues Tokyo 2020.

Të lidhura

None found

 

 

Lojërat Olimpike u shtynë vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithëse pandemia e ka ftohur publikun ndaj kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive, si organizatorët ashtu edhe Kryeministri Yoshihide Suga janë zotuar të mos i ndryshojnë planet për zhvillimin e Lojërave.

Vendimi për spektatorët e huaj do të “garantojë Lojëra të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun japonez”, thanë organizatorët e lojërave Tokyo 2020 në një deklaratë pas bisedimeve pesë-palëshe që përfshinin kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe guvernatorin e Tokios.

“Njerëzit që janë të përfshirë në Olimpiadë mund të lejohen të hyjnë në vend, ndërsa vizitorët e rregullt nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë,” tha zoti Muto.

Ai tha se kostot për anulimet e hoteleve nuk do të mbulohen. Organizatorët do të shikojnë gjithashtu mundësinë për zvogëlimin e numrit të anëtarëve të stafit që do të marrin pjesë në Lojëra. Lojërat janë planifikuar për periudhën 23 korrik deri më 8 gusht, dhe paraolimpiadat nga 24 gusht deri më 5 shtator.

të fundit

Anjeza Shahini kritikon Ramën: “Shoh një shëmbëlltyrë diktature; më mirë largohu si kryeministër i dështuar”

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i është bashkuar zërave kritikë të artit dhe kulturës që po dënojnë dhunën shtetërore dhe…

55 seconds ago

The next Assembly session is tomorrow at 10:00; full agenda revealed

Kuvendi mblidhet nesër nga ora 10:00, ky është rendi i ditës Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do…

58 seconds ago

Çitaku thanks Hamza: You took the helm of the PDK to serve the party and Kosovo, not personal interests

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka falënderuar për udhëheqjen e partisë tashmë ish-kryetarin Bedri Hamza, pak pas njoftimit të tij…

1 minute ago

Albin Kurti travels to Montenegro for the Berlin Process Summit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Malit të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Lajmi…

2 minutes ago

Seanca e radhës e Kuvendit nesër në orën 10:00, zbulohet axhenda e plotë

Kuvendi mblidhet nesër nga ora 10:00, ky është rendi i ditës Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do…

10 minutes ago

Endri Prifti thirrje Ramës: Djali im u largua nga Shqipëria, sepse këtu s’ka të ardhme, dëgjoje popullin dhe hap krahun

Këngëtari Endri Prifti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar…

24 minutes ago