Vedat Muriqi nuk është i gatshëm të luajë, por trajneri e fton për ndeshjen me Villarrealin

Vedat Muriqi i është bashkuar skuadrës pas tetë ndeshjeve mungesë, kur mori një dëmtim në ndeshjet me Kosovën, por edhe përkundër tubimit, paraqitja e tij të shtunën kundër Villarrealit është në pikëpyetje.

Villarreali dhe Mallorca do të ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas dhe Muriqi është në mesin e 24 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.

Edhe pse është në listë, në konferencën për shtyp, trajneri Javier Aguirre, ka thënë se Muriqi nuk do të luajë.

“Ai nuk është i gatshëm të luajë. Nuk është 100%, por unë do ta ftoj atë. Ai ka bërë punë të madhe me pjesën tjetër të grupit, por ende ka vështirësi”, ka thënë Aguirre.

Muriqi ka zhvilluar 12 ndeshje me Mallorcan në edicionin aktual, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Muriq u lëndua në fitoren 1-0 ndaj Izraelit më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku dha asistim në golin e fitores të shënuar nga Milot Rashica. /Telegrafi/


Shtuar 19.01.2024 22:42