Vedat Muriqi i gatshëm ta fitojë trofeun e parë me fanellën e Mallorcas

Mallorca është rikthyer në finale të Copa del Rey pas 20 viteve pritje.

Skuadra nga Ishulli arriti ta eliminonte Real Sociedadin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.

Ylli kosovar, Vedat Muriqi ka qenë protagonist në këtë sfidë duke realizuar një penallti.

Muriqi me shokë synojnë që ta fitojnë Kupën e Mbretit ku në finale do të takohen me fituesin e çiftit Athletic Bilbao – Atletico Madrid.

Reprezentuesi kosovar ka publikuar në Instagram një ku ka shkruar se synojnë ta fitojnë trofeun.

“Ne nuk mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, e vetmja gjë për të cilën mendojmë është lavdia. Hapi i fundit për të realizuar një ëndërr! Do ta arrijmë me të gjithë ju!”, ka shkruar Muriqi.

Hera e parë dhe e fundit kur Mallorca ka fituar Kupën e Mbretit është në sezonin 2002/03, derisa ka edhe një Superkupë të Spanjës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vedat Muriqi (@vedatmuriqi)


Shtuar 28.02.2024 16:20