Gruaja e futbollistit të ndjerë Diogo Zhota, Rute Kardoso, ka zbuluar mesazhin e fundit që i kishte dërguar atij pak para aksidentit fatal, sipas një biografie të re për yllin e futbollit.
Ajo kishte dashur t’i dërgonte Zhotës videon e dasmës së tyre, pa e ditur se ai sapo kishte bërë aksident në një autostradë në Spanjë.
Të lidhura
None found
Biografia zyrtare e Diogo Zhotës, e shkruar nga ish-futbollisti Jose Manuel Delgado, titullohet “Nunca Mais e Muito Tempo” ( “Kurrë Më Nuk Është Një Kohë e Gjatë”) dhe do të publikohet më 9 prill në Portugali.
Botuesit e përshkruajnë librin si një “vepër tepër emocionale dhe respektuese, që i bën homazh jetës dhe trashëgimisë së Zhotës, jo vetëm si futbollist elitar, por edhe si njeri”.
Në një intervistë për televizionin portugez, prezantuesja Isabel Figueira tregoi:
“Ajo që më tronditi më shumë ishte mënyra se si Rute rrëfen mesazhet e fundit që i dërgon Zhotës, por që ai kurrë nuk i mori. Ajo thotë se sapo kishte marrë videon e dasmës dhe i shkruan: ‘Dashuria ime, kur të ndalesh, më telefono, sepse kam diçka për të të treguar.’ Ishte kjo video e veçantë e dasmës së tyre”.
