VAZOT/ Gjithçka për shortin e Champions, si funksionon dhe ku mund ta ndiqni

Champions League do të nisë fazën më interesante në muajin shtator, ndërkohë që sot do të hidhet shorti prej të cilit do të dalin përbërjet e 8 grupeve (me nga 4 skuadra) në kompeticion më të madh për klube. Shorti do hidhet në Stamboll sot prej orës 18:00 dhe mund ta ndiqni direkt KËTU.

SI FUNKSIONON: Në short përfshihen 36 skuadra, të ndara në 4 vazo. Në vazon e parë janë fituesit në fuqi të Champions dhe Europa League dhe 6 ekipet kampione të 6 kampionateve të renditura më lart. Vazot 2, 3 dhe 4 përcaktohen në bazë të koeficienteve të klubeve.

Në fazën e grupeve nuk lejohet që të jenë dy ekipe nga i njëjti kampionat. Sikurse dihet, dy ekipet e para në grupe kualifikohen në raundin e 16-ve, kurse vendet e treta në fazën eliminatore të Europa League, ku do të përballen me vendet e dyta të grupeve të Europa League.

VAZO 1: Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Manchester City, AC Milan, Bayern Munchen, Paris Saint-Germain, Porto, Ajax

VAZO 2: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico de Madrid, Sevilla, RB Leipzig, Tottenham

VAZO 3: Borussia Dortmund, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Inter, Napoli, Benfica, Sporting CP, Bayer L

VAZO 4: Marseille, Club Brugge, Celtic, Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, Rangers, Copenhagen, Dinamo Zagreb

KUR LUHEN NDESHJET: Ndeshjet e para: 6/7 shtator, ndeshjet e dyta: 13/14 shtator, ndeshjet e treta  4/5 tetor, ndeshjet e katërta 11/12 tetor, ndeshjet e pesta 25/26 tetor, ndeshjet e gjashta 1/2 nëntor/albeu.com/

Shtuar 25.08.2022 09:18