Vazhdon “lufta” mes vëllezërve Pogba, Mathias: Paul është shoqëruar gjithmonë me kriminel

Paul Pogba dhe i vëllai i tij Mathias kanë nisur prej disa kohësh një luftë mes tyre e cila është kthyer tashmë në një çështje të njohur publike.

Mesfushori i Juventusit, akuzoi të vëllanë se ishte pjesë e një strukture mafioze e cila kishte për qëllim të zhvaste paratë e tij. Për një kohë të gjatë, akuzat dhe kundër akuzat vazhdojnë, ndërsa së fundmi, Mathias ngre shqetësimin se familja e tij është në rrezik pasi Pogba shoqërohet me kriminelë.

“Shumë njerëz do të shokohen dhe do të habitem nga ajo që po flas, por e vërteta është se Pogba është shoqëruar gjithnjë me kriminelë. Për këtë arsye familja ime dhe të dashurit e mi janë në rrezik. Këta njerëz Pogba i ka përdorur për të qenë i mbrojtur në rrugë, por edhe për punë të pista. Tashmë, ka nisur një konflikt edhe me ta, i ka tradhtuar dhe ka lënë familjen në shënjestrën e tyre.

Disa nga të afërmit tanë janë kërcënuar apo janë qëlluar për shkak të situatës që ka krijuar Pogba, kemi frikë t’i drejtohemi autoriteteve. Pogba duhej të mbante jashtë rrezikut mamanë tonë, por ai vetë ndjehet i sigurt pasi rrethohet me roje”, shprehet Mathias që thellon edhe më shumë plagët në familjen Pogba.

Shtuar 23.09.2022 14:05