Matt Donohue dhe Blake Antrobus, dy zyrtarët e VAR-it që u përfshinë në vendimin për të pranuar golin e Erling Haalandit në derbin Manchester City–Manchester United, nuk do të gjykojnë në Ligën Premier gjatë kësaj fundjave, raporton The Athletic.
None found
Donohue, i cili mbante rolin e VAR-it kryesor në atë episod, mungon në listën e emërimeve për xhiron e ardhshme të kampionatit. Edhe asistenti i VAR-it, Blake Antrobus, është lënë jashtë detyrës.
Masa u mor pasi Pro Ref, institucioni përgjegjës për arbitrimin në futbollin anglez, pranoi se gjatë shqyrtimit të golit të Haalandit në “Old Trafford” ishte bërë një “gabim në gjykim”.
Vendimi për pezullimin e dy zyrtarëve është marrë nga shefi i arbitrimit në Pro Ref, Howard Webb, në bashkëpunim me ekipin drejtues të organizatës.
Sipas raportimeve, Donohue dhe Antrobus pritet të rikthehen në detyrë vetëm pasi të përfundojë pushimi i ardhshëm ndërkombëtar.
Donohue kishte qenë i caktuar në çdo xhiro të Ligës Premier gjatë këtij sezoni. 37-vjeçari kishte vepruar si VAR në sfidat Brighton–Aston Villa, Sunderland–Fulham dhe Newcastle–Bournemouth.
Gjithashtu, emri i tij nuk figuron në ndeshjet e kësaj jave në Carabao Cup.
Goli i Haalandit u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, pasi sulmuesi i Manchester Cityt dukej se ndodhej përpara mbrojtësit të Manchester Unitedit, Patrick Dorgu. Në pozicion të parregullt ishte edhe Enzo Fernandez, i cili po përpiqej të arrinte krosimin.
Pas shqyrtimit nga VAR-i, vendimi i marrë në fushë u përmbys dhe goli u cilësua i vlefshëm.
Më vonë, Haaland realizoi edhe golin e vetëm të takimit, duke i siguruar Manchester Cityt fitoren në derbin e qytetit.
Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar lidhur me trajtimin…
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka deklaruar para Komisionit Hetimor Parlamentar se menaxherja e…
Gjykata në Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm një 33-vjeçare me origjinë algjeriane, e akuzuar për vrasjen e vajzës…
Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës…