Organi përgjegjës për gjyqtarët, “Pro Ref”, ka pranuar se gjatë ndërhyrjes së VAR-it është bërë një “gabim në gjykim”, duke lejuar që goli i Erling Haalandit të vendoste fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit.
None found
Rrjeta e shënuar në minutën e 60-të u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje. Pas verifikimit nga VAR-i, vendimi u ndryshua dhe u përcaktua se sulmuesi i Cityt ishte në pozicion të rregullt.
Megjithatë, sipas sqarimit të dhënë më vonë nga Pro Ref, gjyqtari duhej të ishte thirrur për të parë pamjet në monitor. Arsyeja ishte pozita e Enzo Fernandezit gjatë aksionit, e cila mund të kishte ndikuar në zhvillimin e lojës.
Një zëdhënës i Pro Ref deklaroi se bëhej fjalë për incidentin e minutës së 60-të në ndeshjen e së dielës në Ligën Premier, mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, të zhvilluar në Old Trafford.
Sipas tij, vendimi fillestar në fushë ishte anulimi i golit për shkak të pozicionit jashtë loje të Erling Haalandit, ndërsa kontrolli i VAR-it arriti në përfundimin se lojtari ishte në pozicion të rregullt.
Pro Ref sqaroi gjithashtu se Enzo Fernandez nuk e kishte prekur topin në atë aksion. Për këtë arsye, çdo ndikim i mundshëm i pozicionit të tij në një shkelje jashtë loje mbetej çështje interpretimi.
Megjithatë, organi pranoi se VAR-i nuk e vlerësoi siç duhej ndikimin e mundshëm të pozitës së Fernandezit dhe se gjyqtari duhej të ishte udhëzuar për një rishikim në fushë.
Pro Ref bëri të ditur se gjatë mbrëmjes kishte kontaktuar me Manchester Unitedin për të pranuar gabimin në gjykim, ndërsa incidenti do t’i nënshtrohet shqyrtimit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…