Categories: sport

Duhet ta ndryshosh vendimin”, publikohet audioja e VAR-it për golin e Haalandit

Është publikuar komunikimi audio i VAR-it gjatë golit të diskutueshëm të Erling Haalandit në derbin e Manchesterit, duke nxjerrë në pah bisedën mes zyrtarëve përpara se rrjeta e sulmuesit të Manchester Cityt të konfirmohej.

Të lidhura

None found

Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje në fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit. Megjithatë, VAR-i Matt Donohue përdori sistemin gjysmë të automatizuar dhe përcaktoi se Haaland ishte në pozicion të rregullt me një diferencë prej vetëm tre centimetrash.

Vëmendja u zhvendos më pas te ndërtimi i aksionit, veçanërisht te dyshimi nëse Enzo Fernandez kishte prekur topin në një moment kur ndodhej jashtë loje. Polemika lidhej me faktin se VAR-i nuk e shqyrtoi në mënyrë të mjaftueshme nëse Fernandez kishte ndikuar në aksion apo te mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez.

Në regjistrimin e publikuar dëgjohet komunikimi hap pas hapi mes VAR-it dhe arbitrit kryesor Michael Oliver.

Në fillim, VAR-i kërkoi verifikimin gjysmë të automatizuar për të përcaktuar pozicionin e Haalandit.

“Në rregull, vendimi në fushë është jashtë loje. Po e kontrollojmë vendimin për pozicionin jashtë loje të Haalandit. Po, kënd i gjerë. Dua të sigurohem që nuk ka lojtarë… Është shumë pranë. Kontrolloje, të lutem”.

Pas përfundimit të këtij verifikimi, u konfirmua se Haaland ishte në pozicion të rregullt dhe kontrolli vijoi me të gjithë fazën e aksionit.

“Mirë, ai është në pozitë të rregullt. Tani duhet të shqyrtojmë të gjithë fazën e aksionit. Kthehemi te Hawkeye. Michael, Haaland është në pozitë të rregullt, por duhet të kontrolloj të gjithë aksionin. Prit tani. Haaland është qartësisht në pozitë të rregullt që në nisje të aksionit. Ktheje deri në fund, deri në fund”.

“Vazhdojmë. Kjo është në rregull. Kthehu pak për të parë nëse Ndiaye ishte jashtë loje. Më falni. Në rregull. Vazhdoni, ky duhet të jetë gol. Deri në fund, topi është në rrjetë. Shpejt, shpejt, vazhdojmë”.

Hapi i radhës ishte verifikimi nëse Fernandez e kishte prekur topin gjatë ndërhyrjes së tij.

“Devijim. Në pozitë të rregullt. Nuk ka prekje aty, konfirmoj se nuk ka prekje. Aty nuk pati prekje. Pak më afër. Po kontrollojmë kokën e Fernandezit nga një kënd tjetër. Ka hapësirë të qartë. Nuk ka prekje aty, apo jo? Nuk pati prekje aty? Shiko një kënd tjetër. Ktheje, ktheje, ktheje. Gol”.

“Michael, po konfirmoj se duhet ta ndryshosh vendimin dhe ta akordosh golin. Haaland është në pozitë të rregullt. Vendimi përfundimtar është gol, kontrolli përfundoi”.

të fundit

Paralajmërim meteorologjik: Reshje të dendura shiu dhe erëra mbi 80 km/orë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm meteorologjik për ditën e sotme, duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra…

1 minute ago

Më shumë se 1.000 lopë bredhin lirshëm nëpër Kriva Pallankë – thirrje për seancë urgjente për zgjidhjen e krizës

Problemi shumëvjeçar me lopët që lëvizin pa kontroll nëpër Kriva Pallankë ka nxitur përplasje të reja politike. Këshilltarët komunalë të…

2 minutes ago

Gara e aftësive ushtarake në Kosovë, me pjesëmarrjen e nëntë studentëve amerikanë nga Universiteti Norwich

Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë…

7 minutes ago

Arbër Zeka rrëfen si e njohu Gresën në “Ftesë në 5”: I kërkova numrin, ajo hezitoi në fillim

Arbër Zeka dhe Gresa Bakraqi kanë rrëfyer në [...]Read More...

9 minutes ago

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë, qytetarët thirrje: Dorëheqje, dorëheqje

Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…

12 minutes ago

Muhaxheri flet para Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe masat e sigurisë në QPS

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e…

16 minutes ago