Categories: sport

VAR-i futet në Shqipëri që nga ky sezon futbollistik, seminari i arbitrave me drejtorin e IFAB

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me organet e qeverisë së futbollit europian dhe botëror ka organizuar herë pas herë seminare të ndryshme mbi Sistemin VAR ( Video Assistant Referee), që do të implementohet në kampionatin e Kategorisë Superiore duke nisur që nga ky edicion futbollistik.

Në Shqipëri, për të zhvilluar seminaret e radhës ka mbërritur drejtori teknik i IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elleray, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Arbitrave i UEFA-s, i cili ka zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, seminarin e parë me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët).

Të lidhura

None found

Fokusi kryesor i këtij seminari të parë ishte prekja e topit me dorë, ku përvecc pjesës teorike, David Elleray kishte përgatitur edhe video të shkurtra të shkëputura nga ndeshjet e kompeticioneve europiane, për ta bërë sa më të kuptueshme pjesën e faulleve dhe kur duhet të ndërhyjë VAR-i.

Gjithashtu, Elleray shpjegoi në detaje edhe ndryshimet e reja të rregullave të lojës si dhe foli për protokollin e sistemit VAR në vendimmarrjet në fushë, duke përdorur edhe në këtë rast situata të shkëputura nga sfida të ndryshme, gjë që krijoi edhe interaktivitet në seminar, me arbitrat dhe asistentët që bëheshin gjatë gjithë kohës pjesë e seminarit. Ditën e nesërme, David Elleray do të jetë sërish në Shtëpinë e Futbollit, ku do të organizojë një tjetër seminar me këtë grup, të cilët do të testojnë nga afër njohuritë e marra në pajisjen e VAR-it.

Ky nuk është seminari i parë që arbitrat dhe asistentët bëjnë për sistemin VAR me lektorë dhe drejtues të mëdhenj të botës europiane të futbollit, pasi deri tani janë organizuar disa të tillë.

të fundit

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

2 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

2 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

3 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

3 minutes ago

Bullgaria voton për presidentin e ri, Jotova përballë Gjurovit në zgjedhjet e dominuara nga çështja ruse dhe siguria në Detin e Zi

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

3 minutes ago

Everything in AKSHI’s hands, OECD: Albania has the region’s most centralized digital services model

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

3 minutes ago