Categories: sport

Synohet minimizimi i gabimeve, futbolli shqiptar nga sot zyrtarisht me VAR

Ditën e sotme, zyrtarisht për herë të parë në një ndeshje futbolli në Shqipëri do të përdoret sistemi VAR.

FSHF njofton se teknologjia do të jetë prezentE në Superkupën e sotme Teuta-Vllaznia dhe më tej në 180 ndeshje të Kategorisë Superiore dhe në fazat çerekfinale, gjysmëfinale e finale të Kupës së Shqipërisë.

Të lidhura

None found

VAR do të ndihmojë një arbitrim më të drejtë të ndeshjeve dhe ndoshta do të shuajë polemikat mbi dhënien ose jo të penalltive në ndeshje të rëndësishme.

NJOFTIMI NGA FSHF

Futbolli shqiptar nis sot zyrtarisht sezoni e ri me finalen e Superkupës së Shqipërisë midis Teutës dhe Vllaznisë, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00. Në këtë ndeshje do të përdoret për herë të parë në Shqipëri edhe sistemi VAR (Video Assistent Referee), që është edhe risia e investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit në edicionin e ri të futbollit.

Plot 180 ndeshje të Kategorisë Superiore 2021/2022 do të luhen me sistemin VAR, ndërkohë që ky sistem do të përdoret edhe në Kupën e Shqipërisë duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

Prej disa javësh FSHF ka organizuar procesin e implementimit të video-asistentit të arbitrit përmes testimeve në disa ndeshje miqësore dhe trajnimet e fundit për të filluar aplikimin e tij nga sot.

Procesi ka qenë i ndarë në tre faza, ku janë zhvilluar seminarët teorikë me arbitrat ku u prezantuan me teknologjinë, u dhanë informacionet mbi mënyrat e përdorimit të aparaturave për të gjithë stafin teknik dhe atë të arbitrave. Seminaret janë udhëhequr nga Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA.

Gjithashtu, janë kryer trajnimet në fushë, me ndeshje të vërteta dhe në stadium ku transmetimit televiziv i bashkëngjitet edhe Sistemi VAR, në të cilat arbitrat veprojnë si në ndeshje të vërteta, ku në rast vendimesh të dyshimta komunikojnë me VAR dhe kërkojnë ndërhyrjen e tij. Video-asistenti synon të minimizojë në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave dhe implementimi i këtij sistemi do të ndikojë ndjeshëm për të pasur vendime sa më të drejta në fushën e lojës.

Tags: Shqiperivar

të fundit

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

2 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

2 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

25 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

39 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

42 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

1 hour ago