Uzuni shkëlqeu duke shënuar 3 gola, por momenti më i bukur për sulmuesin “kuqezi” ishte ky (VIDEO)

Myrto Uzuni e ka nisur këtë sezon të ri me Granadan në La Liga 2 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi i kombëtares shqiptarë është deri më tani golashënuesi i kampionatit, pasi ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e para.

Nata e mbrëmshme ndoshta do të mbetet gjatë në kujtesën e lojtarit beratas, pasi shënoi një tri-pletë përballë Villarreal B, dy prej të cilëve me penallti.

Shpesh kohët e fundit, Uzuni ka treguar se është marrëzisht i dashuruar dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ndeshjen e ditës së djeshme ku pas golit të tretë shkon dhe përqafon e puth të dashurën e tij që po e mbështeste nga shkallët e stadiumit./albeu.com

Momenti kur Uzuni puth të dashurën:


Shtuar 30.08.2022 10:00