sport

Uzuni: Pika me Islandën e mirë, ndaj Izraelit mendojmë veç fitoren

Myrto Uzuni është rikuperuar pas dëmtimit në kavilje dhe është gati për trajnerin Edy Reja në ndeshjen ndaj Izraelit në Nations League. “Kam pasur shqetësim në kavilje që kur isha me Granadan, e lëndova edhe në kombëtare, por tani jam shumë mirë”, tha fillimisht beratasi.

“Barazimi me Islandën? Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Edhe një pikë është shumë mirë për ne. Po luftojmë për vendim e parë, kështu që jemi brenda objektivave”, shtoi sulmuesi i Granada.

Të lidhura

None found

“Izraeli? Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë.

Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë. Grupi tani u plotësua, përveç Roshit, mungesa e të cilit ndihet. Mendoj vetëm për fitore, as për barazimin, as për humbjen”

“Rënia e Granada nga LaLiga? Jam rritur duke parë Ronaldo dhe Messi, nuk më vjen keq pse lashë Ferencvarosin për Granadan. Futbolli kështu e ka, jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehem në nivel të lartë”. / h.ll/albeu.com

të fundit

Albanian man, 55, identified after being wounded in Athens today (NAME)

Eduart Mullaj 55-vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në…

23 seconds ago

Etna raises aviation alert to red, volcanic ash spreads toward southern Italy

Vullkani Etna ka rikthyer shqetësimin në Sicili, pasi autoritetet kanë ngritur në nivelin e kuq alarmin për aviacionin për shkak…

52 seconds ago

Zbulohen 21 mjete shpërthyese gjatë hetimeve për zjarrin në nënstacionin elektrik të Berlinit

Një zjarr ka dëmtuar një nënstacion elektrik në Berlin, tha policia të hënën, ndërsa po heton nëse ishte një tjetër…

1 minute ago

Court-ordered searches of five homes belonging to the Reçi family in probe into Viktor Bardhi’s killing

Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi…

1 minute ago

Grupi Parlamentar i LDK-së shqyrton seancën për zgjedhjen e drejtuesve të Kuvendit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00. Kjo u konfirmua nga…

2 minutes ago

Përkujtimi i Kushtetutës së Kaçanikut nga Haxhiu nxit kritika: Deputetja e PDK-së e quan hipokrizi

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë…

2 minutes ago