Uruguaji fiton por më “kot”, Portugali merr hak dhe largojnë “celestet” nga “Katar 2022” (VIDEO)

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 2, ndeshja mes Ganës dhe Urugajit e vlefshme, për të përcaktuar ekipin e dytë, që do të kalonte në fazën e 1/16-ve, nga grupi H. Edhe pse arriti të fitonte, Uruguaji ngeli jashtë Botërorit, pasi ka shënuar 1 gol më pak se Korea e Jugut në këtë edicion.

Që në fillim loja u duk se do të shkonte në fitoren e ameriko-latinëve, me sulme të shpejta por pa arritur në finalizimin. Në minutën e 20’, Gana do të kishte rastin e parë, ku pas një akordimi të një 11-metërshi, Andre Ayeë nga pika e bardhë e penalltisë do të kishte rastin për të kaluar në avantazh të tijët, por portieri Rochet u tregua i vëmendshëm dhe nuk e la topin të hynte në rrjetën e tij.

Të lidhura

None found

Përgjigjja e Uruguajit do të ishte e menjëhershme, ku vetëm 5’  minuta më pas de Arrasceta u kthye në heroin e mbrëmjes, duke shënuar dy herë brenda pak minutave si fillim në minutën e 26’ dhe më pas në 32’, duke krijuar një fije shprese se Uruguaji do të kalonte në fazën tjetër.

Për pjesën e mbetur gjithçka mbeti e pandryshuar, deri sa Korea e Jugut fitoi përballë Portugalisë duke hiptekuar kështu vendin e dytë, me vetëm 1 gol më shumë.

E teksa duket, se Portugalia i ktheu “reston” Uruguajit, pas atij eleminimi, që në fazën e 1/16-ve, Botërorin e kaluar, tashmë Korea e Jugut do të përballet me Brazilin, ndërsa Portugalia ende nuk e ka të qartë se kush do të jetë kundërshtari i saj në sfidën tjetër, në një Botëror ku mund të ndodh gjithçka. /h.ll/albeu.com


Shtuar më 2.12.2022 18:15

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş