Union Berlini u largua nga transferta ndaj Bayern Munichut me një disfatë të thellë 7-0, në takimin e xhiros së katërt të Bundesligës. Pas këtij debakli, klubi gjerman iu drejtua rrjeteve sociale për të ironizuar yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Përmes një postimi me tone humori, Unioni pyeti se përse talenti i ri nuk kishte zgjedhur të “heshte thjesht”. Klubi nënvizoi se Harry Kane dhe Michael Olise, ashtu si Yamal kishte deklaruar më herët, treguan se janë kandidatë për Topin e Artë.
None found
“A nuk mund ta mbante gojën mbyllur ai shakaxhi 19-vjeçar nga Barcelona? Kane dhe Olise janë në një formë të jashtëzakonshme sot dhe po dëshmojnë se janë favoritë për Topin e Artë”, shkroi klubi gjerman pasi pësoi golin e shtatë.
Ky reagim u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ndonëse në fushën e “Allianz Arena” skuadra nga Berlini nuk pati asnjë arsye për të buzëqeshur.
Ekipi bavarez i drejtuar nga Vincent Kompany vendosi kontrollin e plotë mbi ndeshjen që në minutat e para. Serinë e realizimeve e nisi Jamal Musiala në minutën e 18-të, i shërbyer nga Alphonso Davies. Më pas, Harry Kane shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 2-0, ndërsa Michael Olise realizoi golin e tretë përpara pushimit.
Epërsia e Bayernit u bë edhe më e thellë në pjesën e dytë. Kane realizoi për herë të dytë në minutën e 54-t dhe njëkohësisht arriti kuotën jubilare të 100 golave në Bundesligë.
Sulmuesit anglez iu deshën vetëm 98 paraqitje për të mbërritur te kjo shifër, duke rrëzuar rekordin e mëparshëm të Dieter Müller, i cili kishte shënuar 100 gola pas 129 ndeshjesh.
Në minutën e 70-të, emri i Ismael Saibarit u shtua në listën e realizuesve. Ndërkohë, Olise regjistroi het-trikun e parë të karrierës dhe përcaktoi rezultatin përfundimtar 7-0.
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…
Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…
Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti…
Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…