Categories: sport

Lewandowski veçon Yamal për Topin e Artë, por ngre në piedestal edhe Olisen

Robert Lewandowski e sheh ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lamine Yamal, si një prej emrave që mund të fitojnë “Topin e Artë”, ndërsa shpreh admirim të veçantë edhe për Michael Olisen e Bayern Munichut.

Sulmuesi polak, i cili aktualisht është pjesë e Chicago Fire, thekson se Yamal zotëron aftësi të jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e tij të re.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Lewandowski mendon se Olise duhet të marrë më shumë vëmendje, pasi ndikimi i tij në paraqitjet e skuadrës bavareze është shumë i madh.

“Do të doja që Topin e Artë ta fitonte Lamine Yamal, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm, sidomos duke parë moshën e tij. Por, krahasuar me të kaluarën, situata e tanishme është disi e ndryshme”, tha Lewandowski.

Ai u ndal gjithashtu te performancat e Harry Kane te Bayern Munichu, duke evidentuar rolin që anglezi ka në skuadër dhe lidhjen e tij në fushë me Olisen dhe Luis Diazin.

“Kane iu bashkua Bayern Munichut në pikun e karrierës dhe po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Është e mahnitshme të shohësh numrin e golave që shënon, sidomos pasi Bayerni e kishte ndier mungesën e një sulmuesi të tillë pas largimit tim. Me të në skuadër, ata po bëjnë një punë shumë të mirë”, u shpreh polaku.

“Olise, ndërkohë, për mua është thjesht ‘uao’. Ai ka aftësinë ta ndryshojë një ndeshje. Kombinimi i Kane me Olisen dhe Luis Diazin mendoj se është perfekt”, shtoi ai.

Lewandowski i konsideron Yamal dhe Olise futbollistë të një niveli shumë të lartë, duke nënvizuar peshën që secili prej tyre ka në lojën e skuadrës përkatëse.

“Lamine dhe Olise, që luajnë në krahë, janë ndër lojtarët me ndikimin më të madh te ekipet e tyre. Në këtë grup përfshihet edhe Harry Kane, i cili vepron si sulmues qendror”, deklaroi ai.

Megjithatë, sulmuesi polak foli me vëmendje të veçantë për francezin e Bayern Munichut, duke çmuar inteligjencën e tij dhe mënyrën se si merr vendime në çastet më të rëndësishme.

“Më ka impresionuar mënyra e lojës së Olises. Ai ka përpara një të ardhme të jashtëzakonshme. Të gjithë flasin për Lamine Yamal, por unë përpiqem të ndjek edhe futbollistë të tjerë dhe të dalloj cilësi që ndoshta ende nuk janë kuptuar nga të gjithë”, tha Lewandowski.

Sipas tij, një paraqitje e spikatur e Olises në Kupën e Botës do ta afronte francezin me kandidaturën për çmimin më të rëndësishëm individual në futboll.

“Nëse Olise do të shënonte një ose dy gola në Kupën e Botës, atëherë edhe ai do të ishte favorit për Topin e Artë, së bashku me Lamine Yamal ose Harry Kane”, theksoi polaku.

Lewandowski vlerësoi në përmbyllje edhe aftësinë e Olises për të zgjedhur zgjidhjen e duhur në çdo aksion, qoftë për të goditur portën, qoftë për të pasuar.

“Ai merr vendime perfekte. E kupton momentin kur duhet të gjuajë për të shënuar, kur duhet të pasojë dhe çfarë pasimi duhet të bëjë. Më pëlqen të shoh në veprim Lamine Yamal, por edhe Olisen. Është kënaqësi t’i ndjekësh duke luajtur”, përfundoi Lewandowski.

të fundit

Guler shënon pas devijimit të goditjes së Mbappes: “Ia vodha golin, por ai do të shënonte sërish

Real Madridi zhvilloi një paraqitje bindëse në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 4-1 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen…

2 minutes ago

Kurti në Procesin e Berlinit: Radoiçiqi mbetet i lirë nën mbrojtjen e shtetit serb, ndërsa goditja ndaj Kosovës prek gjithë Evropën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi…

4 minutes ago

VIDEO/ Në mëngjes i fton për dialog, në drekë i ironizon, standardi i dyfishtë i Ramës me studentët që i kërkojnë dorëheqjen

Ndonëse çdo ditë i fton në dialog, kryeministri Edi Rama, shfaqet me sjellje të dyfishtë kundrejt të rinjve. Në një…

5 minutes ago

Banorët ankohen për aromën dhe shijen e ujit në Tetovë, autoritetet: Është i sigurt

Banorët e Tetovës po vërejnë përsëri erë dhe shije të pakëndshme të ujit nga ujësjellësi i qytetit, por autoritetet sigurojnë…

8 minutes ago

Monika Lubonja rikthehet në rrjetet sociale pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Aktorja Monika Lubonja i është rikthyer postimeve në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që e vendosën atë në qendër…

9 minutes ago

Janevska: After strengthening scientific research in the country, we aim to connect with regional and global networks

Kemi bërë shumë për ta nxitur veprimtarinë shkencoro-kërkimore në nivel kombëtar. Arritja kryesore është shndërrimi i nismave individuale inovative në…

13 minutes ago