Categories: sport

Yamal thumbon Kane në garën për Topin e Artë: Çmimi i takon më të mirit, jo golashënuesit kryesor

Lamine Yamal ka komentuar garën për Topin e Artë me një deklaratë që është parë si thumbim ndaj Harry Kane, duke theksuar se trofeu duhet t’i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe jo domosdoshmërisht atij që ka shënuar më shumë.

Të lidhura

None found

Harry Kane shihet si një nga favoritët kryesorë pas sezonit të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, gjatë të cilit realizoi 73 gola për klubin dhe Kombëtaren në sezonin 2025/26.

Edhe Yamal është pjesë e garës për çmimin prestigjioz, por ylli i Barcelonës beson se numri i golave nuk duhet të jetë faktori vendimtar.

Sipas tij, futbollisti që shënon 80 gola mund të meritojë çmimin e golashënuesit më të mirë, por kjo nuk do të thotë automatikisht se është edhe lojtari më i mirë në botë.

Yamal nënvizoi se këto janë dy vlerësime të ndryshme, të cilat shumë njerëz ende nuk po i ndajnë siç duhet, në një deklaratë për Movistar Plus Deportes.

Për futbollistin spanjoll, më i miri është ai që e bën një ndeshje tërheqëse vetëm përmes mënyrës se si luan.

Ai shpjegoi se një lojtar i tillë të bën të mendosh, teksa e ndjek nga ekrani: “Është krejtësisht ndryshe nga të tjerët”.

Yamal shtoi se Topi i Artë do ta rikthente vlerën e tij të vërtetë nëse do t’i jepej më të mirit, dhe jo lojtarit me më shumë gola apo atij që ka fituar më shumë trofe.

Përveç Kane dhe Yamal, në listën e emrave të përfolur për këtë çmim janë edhe Kylian Mbappe, Khvicha Kvaratskhelia, Michael Olise dhe Lionel Messi.

Fituesi pritet të shpallet gjatë muajit tetor.

të fundit

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

5 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

6 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

9 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

10 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

15 minutes ago

Dyshohet se drejtonte dhjetëra kompani, taksisti pjesë e një skeme mashtrimi me TVSH-në prej mbi 40 milionë eurosh

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…

23 minutes ago