“Unë jam gati”! Ernest Muçi flet para miqësoreve: E rëndësishme që në Turqi po flasin për ne nga Shqipëria

Rei Manaj dhe Ernest Muçi ishin të pranishëm sot në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kilit. Sulmuesi i Sivasporit komentoi rikthimin e tij në Kombëtare dhe shpresën për të qenë në Euro24.

“Pas një viti kthehem në Kombëtare. Kam kaluar edhe dëmtime, për këtë arsye nuk kam qenë në formën time.

Unë jam gati për Euro 2024, por trajneri i merr vendimet. Tani na mbetet që të tregojmë veten tonë në këto miqësore. Kam folur edhe me Silvinjon, Europiani na motivon shumë”, tha Manaj.

Nga ana tjetër, Ernest Muci u shpreh: “Këtu është shumë mirë, gjatë gjithë vitit ka qenë një atmsoferë fantastike me grupin. Jemi një ekip shumë i mirë. Për Europianin s’e kam menduar fare, dua të bëj mirë me klubin. Janë dy ekipe të mëdha dhe duhet të tregojmë veten që e meritojmë të shkojmë në Europian.

E vendos trajneri, unë jam gati. Duhet të punoj akoma më fort por unë ndihem shumë mirë fizikisht. Të bëjmë mirë këto 2 miqësore dhe të tregojmë veten që jemi gati për një rol më të madh në Kombëtare.

Këto 3 muaj janë vendimtarë për lojtarët, është zgjedhje e trajnerit. Ne duhet të bëjmë më të mirën deri në fund të sezonit. Sa ndikim do të kenë 2 miqësoret nuk e di të them. Për ne është e rëndësishme të jemi gati për Euro. Do luajmë në Itali e Suedi e duhet të tregojmë që jemi gati edhe për tifozët e pranishëm.”

Nga Polonia në Turqi? – “Unë synoj që të bëj më të mirën në karrierën time, nuk është e lehtë të shkosh te Besiktas. Nuk e mendova 2 herë ofertën, ndihem shumë mirë dhe besoj se ishte vendimi i duhur. Dua të tregoj vlerat e mira. Rreziku është edhe në verë, levizjen e parë nga Tirana te Legia e kisha në janar dhe jam mësuar si të them. Deri tani është OK.

E kam ndjerë që tifozët më mbështesin mua e të tjerët. Pritshmëritë janë dhe duhet të bëjmë më të mirën, të tregojmë veten. Shpresoj t’ja arrijmë të marrim rezultat. Në kualifikuese kanë qenë stadiumet plot edhe në transfertë. Në këto 2 ndeshje do të jetë poashtu. Do të bëjmë më të mirën që të ndihem se kanë një ekip të denjë për Europian.”

Për kë flitet më shumë në Turqi, Ernest Muçin apo Rey Manaj? – Nuk e di, më e mira është që po flitet për ne që jemi nga Shqipëria. Kjo është diçka e mirë”, tha Muçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/


Shtuar 18.03.2024 13:47