“Unë e di se kush e vrau babanë tim” – deklarata tronditëse e djalit të legjendës Diego Maradona

Djali i legjendës argjentinase, Diego Maradona, Diego Maradona Junior ka thënë se babai i tij “u vra” sepse “ai iu dorëzua fatit të tij kur mund të ishte ndërmarrë” dhe ka zbuluar se ai e ka një ide se kush mund të jetë fajtori.

Shumë debate u ngritën rreth vdekjes së Maradonës duke marrë parasysh faktin se ai gjendej në spital dhe tani fëmijët e tij po e analizojnë me kujdës situatën.

“Ka një hetim të hapur. Ne, fëmijët e tij kemi shumë besim në drejtësinë argjentinase. Unë jam i bindur se kjo nuk duhej të përfundonte në këtë mënyrë”, ka thënë Maradona Junior për Mediaset.

“Ata e vranë babanë tim. Nuk është detyra ime ta them këtë, por unë kam një ide se kush e ka bërë dhe nuk do ta them. Ata e lanë t’i dorëzohet fatit të tij, kur diçka mund të ishte ndërmarrë”.

“Unë kam bërë një premtim, deri në ditën e fundit të jetës sime, unë do të luftoj për drejtësi”, është shprehur djali i legjendës.

Ai gjithashtu në fund e pranoi se gjëja që i ka mbetur peng është fakti se Maradona nuk e pati kurrë rastin të takonte mbesën e tij dhe se ai ende ndjen dhimbje.

“Unë nuk e kam pranuar plotësisht vdekjen e tij. Nuk mendoj që ndonjëherë do ta pranoj. Nuk ishte koha e duhur”.

“Në atë kohë isha në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-it dhe nuk mund të shkoja në Argjentinë. Unë mora një mesazh nga një mik imi, por nuk ia kisha idenë për asgjë”.

“E hapa televizorin dhe e pash që të gjithë po flisnin për vdekjen e tij. Gruaja ime pastaj ma konfirmoi këtë lajm”, përfundoi djali i Maradonës. /Telegrafi/


Shtuar 14.01.2024 13:33