Ultrasit e Interit të pakënaqur me sasinë e biletave në derbi, njoftuan bojkot gjatë ndeshjes por Zanetti i ndryshon mendjen (VIDEO)

Derbi Inter-Milan që do të luhet në datën 5 shkurt, solli disa pakënaqësi për ultrasit e tifozerisë zikaltër, ‘Curva Nord’.

‘CN69’ ishin të pakënaqur pasi sasia e biletave të vëna në dispozicion për ultrasit ishte më e pakët se herët e tjera. Kjo i revoltoi ultrasit pasi një pjesë e mirë e tyre nuk do të mund të ishin në dispozicion.

Të lidhura

None found

Ata njoftuan në rrjete sociale se kjo ishte një padrejtësi që po u bëhej dhe ‘kërcënuan’ me bojkot të ndeshjes. Ata njoftuan se nuk do të merrnin me vete pankarta në mbështetje të klubit, nuk do të bënin koreografi përpara ndeshjes e as nuk do të këndonin.

Por për këtë situatë reagoi ish-kapiteni dhe legjenda e ekipit, Javier Zanetti. Zanetti njoftoi se sasia e biletave për këtë sektor është shtuar në sasi.

Gjithashtu legjenda zikaltër u drejtua me një mesazh ndaj ultrasve duke i thënë:

“Djema, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të lejmë pas gjithçka dhe duhet të mbështesim ekipin tonë të zemrës duke i qëndruar pranë gjithmonë. Gjithmonë Forza Inter !”

Pas këtij mesazhi, ‘Curva Nord’ reagoi duke thënë se do të jenë të pranishëm në stadium do të bëjnë tifo si gjithmonë. /h.ll/albeu.com


Shtuar më 29.01.2022 12:15

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon