UEFA merr vendimin revolucionar, lejon pronësinë e shumëfishtë

Organi i Kontrollit Financiar të UEFA-s ka njoftuar këtë të premte se klubet që kanë të njëjtin pronar do të mund të luajnë pa problem në garat evropiane.

Këtë sezon, ishte rasti me Aston Villas (Angli) dhe Vitória de Guimarães (Portugali); Brighton (Angli) dhe Saint-Gilloise (Belgjikë); dhe Milani (Itali) dhe Toulouse (Francë).

UEFA shpjegon se e lejon këtë, sepse klubet kanë zbatuar “ndryshime të rëndësishme nga klubet dhe investitorët e tyre”.

Këto ndryshime, të cilave u referohen, janë reduktimi i aksioneve të investitorëve në një nga klubet apo edhe kalimi i kontrollit dhe vendimmarrjes efektive të një prej klubeve te një palë e pavarur; kufizime në aftësinë për të financuar më shumë se një klub; të mos ketë përfaqësim në bordin e drejtorëve, as aftësi për të emëruar zyrtarë të rinj në më shumë se një klub, për të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme, për të marrë pjesë në vendime kyçe si miratimi i buxheteve ose për të ushtruar kontroll mbi bordin e drejtorëve ose asambletë përmes të drejtat e vetos ose marrëveshjet kontraktuale të lidhura me aksionarët e tjerë.

Përveç kësaj, këto klube kanë pranuar që asnjë lojtar të mos transferohet te njëri-tjetri, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deri në shtator 2024; se ata nuk do të bashkëpunojnë ose të hyjnë në marrëveshje të përbashkëta teknike ose tregtare; as nuk do të përdorin skautët apo bazat e të dhënave të përbashkëta.

Për ta bërë këtë, UEFA siguron se do të monitorojë gjashtë klubet që janë në këtë situatë këtë sezon.

Katari fërkon duart

Deri më tani, e vetmja gjë që e ndaloi të njëjtin pronar të blejë disa klube të mëdha në Evropë është se ata nuk mund të luanin në Champions. Megjithatë, ky vendim hap një skenar të ri për këdo që dëshiron të kontrollojë disa nga klubet më të mira në botë.

Për shembull, rasti më i qartë është ai i Manchester United. Klubi anglez është në shitje dhe sheikët nga Katari janë në vëzhgim.

Ata, së bashku me INEOS, janë dy kërkuesit më të fundit për të blerë United. Të dy u penguan nga ky ligj kundër shumëpronësisë, që tani UEFA duket se e ka liruar. Ndërsa investitorët nga Katari kontrollojnë PSG-në, INEOS zotëron Nicen.


Shtuar 8.07.2023 09:54