UEFA merr masa për Paris Saint-Germain dhe Al-Kelaif

Paris Saint-Germain është gati të vuajë pasojat e veprimeve të Nasser Al-Kalaifi.

I forti i parizienëve u fut në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve, duke protestuar për golin e parë të Madridit dhe sulmoi verbalisht arbitrin, ndërsa kërcënoi një punonjës të Real Madridit, i cili po filmonte sulmin ndaj arbitrit holandez.

Është e qartë se tani është duke u marrë masa nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s , i cili po mbledh të gjitha informacionet nga incidenti, madje edhe videot që kanë dalë nga incidenti dhe tashmë pritet një “këmbanë” e rëndë si për vetë klubin francez ashtu edhe për Kelaifin. /albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 20:37