UEFA kompeson Interin për shpenzimet e Eriksen

Interi ka bërë sot një njoftim për shtyp ku ka folur për situatën e Eriksen .

Klubi “zikaltër” ka bërë me dije se për Eriksen ende nuk ka një vendim të sakt dhe përfundimtar se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Eriksen u largua nga fushat e lojës për arsye të arrestit kardiak të pësuar në ndeshjen që luante me kombëtaren e tij .

Inter po analizon çdo periudhë situatën e Eriksen por ende nuk ka diçka të re se çfarë do të bëhet me të , a do të rikthehet të luaj për “zikaltërit” apo do të transferohet në një klub tjetër jashtë italisë ku mund ta lejojnë të luaj me problemin që pësoi.

Gjithësesi Interi bëri me dije se ka marrë aprovimin e UEFA-së se këta të fundit do të kompesojnë çdo shpenzim të Interit për lojtarin danez që pas atakut kardiak./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 17:11