Udhëtimi i Messit pa leje drejt Arabisë, PSG ka gati ndëshkimin

Udhëtimi i Leo Messit në Arabinë Saudite ka mërzitur jashtë mase drejtuesit e  PSG.

Sipas “L’Equipe”, klubi francez po mendon të ndëshkojë argjentinasin pasi ai zbriti në aeroportin e Riadit pa leje.

Presidenti Al Khelaïfi është shumë i nevrikosur nga vizita e Messit në Arabi, sidomos pas humbjes së rëndë të PSG ndaj Lorient.

Ylli argjentinas shkoi në Arabinë Saudite për të promovuar turizmin e këtij vendi dhe humbi stërvitjen e së hënës, që u programua menjëherë pas humbjes ndaj Lorient. E hëna ishte programuar më parë ditë e lirë për lojtarët dhe Messi nuk mundi ta anulonte udhëtimin e tij.


Shtuar 2.05.2023 20:44