Categories: sport

U turpëruan nga skuadra norvegjeze, Mourinho shënjestron Kumbullën

Roma u shkatërrua sot në Ligën e Konferencës nga modestët e Bodo/Glimt, duke u mundur 6-1.

Kjo ka acaruar jo pak Jose Mourinhon edhe pse në fund ka marrë përgjegjësinë mbi veten.

Të lidhura

None found

Në fjalët e tij pas sfidës, ai nuk ngurroi të theksonte se skuadra norvegjeze kishte më shumë cilësi në grupin e lojtarëve të vet se ata që kishte zgjedhur tekniku si titullarë, mes të cilëve edhe Marash Kumbulla.

“Përgjegjësia është e imja, jam unë që vendosa të luaj me këtë skuadër. E bëra me dëshirën e mirë që t’i jepja mundësinë të luanin njerëzve që punonin shumë e nuk luanin shumë. Me ekipin që kemi, me gjithë ndeshjet që duhet të luajmë, desha të pushonin njerëzit që luajnë gjithmonë. Kemi humbur kundër një skuadre që ka më shumë cilësi se ne. Sa i përket formacioneve titullarë, ata kishin më shumë cilësi se ne.

Nëse do të mund të luhej gjithmonë me të njëjtit lojtarë, do ta bëja, por është rrezik i madh pasi kemi një diferencë të ndjeshme mes një grupi lojtarësh dhe një tjetri. Unë i dija kufizimet e lojtarëve të mi, nuk është asgjë e ri, por qartësisht prisja një përgjigje më të mirë. Por përgjegjësia mbetet e imja”, tha ai pas duelit.

“Kam folur me lojtarët në dhomat e zhveshjeve, kam qenë i sinqertë me ta. Nuk e kam fshehur asnjëherë, e dija që kisha skuadër me shumë limite. Një gjë është të kesh një skuadër me 12-13 lojtarë dhe një gjë tjetër janë të tjerët. Tani askush nuk do të më pyesë më pse luajnë gjithmonë të njëjtët”, tha Mourinho, duke bërë të qartë se për Kumbullën dhe të tjerët që luajtën sot, nuk do të kishte më hapësira. /albeu.com/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago