Marash Kumbulla e nis në perfeksion aventurën e re tek Roma duke debutuar si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së njohur italiane. Në një ndeshje e cila nuk ishte aspak e lehtë, pasi u përballën ndaj kampionit në fuqi të Serisë A, Juventusin.
Përpara ndeshjes së ardhme kundër Udinezes trajneri Fonesca është shprehur se do të aktivizojë të njëjtën 11-she titullare e cila ishte edhe ndaj bardhezinjëve. Pra do të kemi sërish Kumbullën në fushë, i cili në konferencën për shtyp është shprehur se për të nuk ka rëndësi roli që mban, por dëshiron vetëm të jetë protagonist.
None found
“E vërtet që te Roma janë të rinjë, por në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit treguam përqendrim. Të jesh i ri do të thotë që të kesh mundësi për të ecur përpara dhe për t’u rritur më tepër. Por nuk jemi vetëm ne tre mbrojtësit në fushë, janë edhe lojtarët e tjerë. Smalling? Është një lojtar me karrierë shumë të madhe. Por unë jam duke rritur edhe me shokët e skuadrës që kam tani te Roma, ndeshje pas ndeshje.
Jam shumë i emocionuar për këtë aventurë të re. Negociatat shkuan vërtet shumë shpejt. Kur Roma më ka thirrur, nuk kam hezituar. Ishte shumë e lehtë për mua që të vendosja. E vështirë ishte vetëm për pjesën e largimit nga Verona pasi u rrita aty. Kishte disa skuadra që më kërkonin, por siç edhe thashë nuk hezitova për asnjë moment. Nuk kam një rol të preferuar në fushë. Mund të luajë kudo në mbrojtje. Në qendër të saj, në qendrën e majtë, në të djathtën, ku të dëshirojë trajneri”, u shpreh Kumbulla.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…