Marash Kumbulla po kthehet në formën e tij, ku në ndeshjet e fundit ka marrë minuta të rëndësishme me Sassuolon.
Në sfidën e fundit përballë Interit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe pati një performancë klasi, të nivelit të lartë.
None found
Këtë e vë në dukje edhe vetë trajneri i Sassuolos, Davide Ballardini i cili shprehet se Kumbulla ka cilësi të jashtëzakonshme.
“Tek Verona ai ka luajtur me formacionin me 3 mbrojtës. Tek Roma, ai u dëmtua, pork a cilësi të rëndësishme fizike dhe e ka treguar se nëse është mirë, është një lojtar i fortë. Është e rëndësishme që të jetë mirë dhe të stërvitet, më pas cilësitë e tij janë mjaftueshëm të dukshme.
Ndaj Interit bëri atë që di të bëjë. Madje, sipas meje, ai mund të bëjë edhe më mirë se aq. Ka bërë ndërhyrje të rëndësishme ndaj Arnautovic, ndërhyrje të një mbrojtësi të vërtetë.
Është e rëndësishme të mbash përqendrimin dhe vëmendjen shumë të lartë. Për mendimin tim, pra për mua, cilësia e parë dhe shumë e rëndësishme për një mbrojtës, është vëmendja”, është shprehur trajneri i Sassuolos, Ballardini.
Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje në program.Pas ndeshjes të…
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…
Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…
Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…
Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do…
Revoltat politike shpesh vijnë me valë. Ashtu si ideologjitë dhe besimet fetare, ato mund të përhapen nga një vend në…