U tregua altruist përballë De Gea-s, komentuesi i kujton Brojës analistët shqiptarë dhe rastin me Uzunin (FOTO LAJM)

Armando Broja është një nga sulmuesit më të mirë momentalisht në Premier League dhe padyshim më i mirë në historinë e Shqipërisë.

Broja i cili është në pronësi të Chelsea, i huzuar të Southampton po bën një sezon fantastik duke shënuar 6 gola në kampionat dhe duke qenë një rrezik konstant për mbrojtësit kundërshtarë, kushdo qofshin ata.

Një nga kritikat e pakta që i janë bërë sulmuesit shqiptarë më së shumti në Shqipëri është egoja e tepruar që ai ka kur i drejtohet portës, për ta përfunduar i vetëm aksionin.

Kujtojmë këtu rastin e famshëm në kombëtare me Uzunin edhe pse ai e dërgoi portën në rrjetën.

Në ndeshjen ndaj Man.United, Broja tentoi disa herë të shërbente për shokët skuadrës, madje disa herë edhe duke e tepruar, kjo nuk i humbur tifozëvë shqiptarë që e ndjekin ata edhe në Premier League.

Një komentues pyet 20-vjeçarin se pse nuk goditi vetë drejt portës kur ishte përballë De Gea-s. Një përgjigje me shaka ia ka dhënë vetë komentuesi: “Apo u ndikove nga analistat tanë dhe t’u duk si Uzuni e ia pasove.” /albeu.com


Shtuar 14.02.2022 21:02

Tags: , ,