sport

U raportua se ishte therur me thikë nga i vëllai, zbulohet skandali që ka bërë Lavezzi

Ezequiel Lavezzi, një futbollist i famshëm argjentinas në dekadën e fundit, po përjeton dhe mezi po i mbijeton një drame të madhe.

Pasi u shtrua dje në spitalin e Buenos Aires për shkak të mbidozës dhe ndodhet në terapi intensive, zbardhen detajet e situatës së tij të pabesueshme dhe gati tragjike.

Të lidhura

None found

Ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës u dërgua në spital me një plagë thike në stomak dhe një klavikulë të thyer. Mediat e Amerikës së Jugut raportuan se Lavezzi u godit me thikë nga vëllai i tij. Gazetarja Estefi Berardi tani tregon se kjo nuk është e vërtetë. Më saktë, Lavezzi ka goditur veten me thikë.

“Lavezzi ishte në një festë, ku u bë shumë nervoz dhe filloi të sillej çuditërisht. Ai tha se dëgjoi zëra në kokën e tij, tha se po vinin për të dhe se po e godisnin. Ai ishte aq i frikësuar sa i kapi një palë gërshërë dhe filloi të godiste veten me thikë, më pas vëllai i tij reagoi dhe e shpëtoi, ka thënë Berardi.

Duke qenë se Ezequiel ishte plotësisht i çmendur dhe mund të kontrollohej vetëm duke ushtruar forcë të madhe fizike, ai përfundoi me një klavikulë të thyer. Gazetarja tregon gjithashtu se Lavezzi ishte i bindur se ish-bashkëshortja e tij Natali, donte të vriste atë.

Në fund të vitit 2016, Lavezzi ishte futbollisti më i paguar në botë. Ai fitonte mbi 20 milionë euro në vit në Hebei të Kinës. Në karrierën e tij, ai luajti për Estudiantes, San Lorenzo, Napoli dhe PSG, dhe për Argjentinën luajti 51 herë dhe fitoi një medalje argjendi në Kupën e Botës 2014. /Telegrafi/

të fundit

181 days of protests/ Citizens once again demand Rama’s resignation, police surround the Prime Minister’s Office

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë…

8 minutes ago

Dejan Bodiroga resigns as Serbian MP and withdraws from the “Students’ List” in Serbia

Ish-basketbollisti i njohur serb, Dejan Bodiroga, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë,…

8 minutes ago

Two Pokémon store robberies in Los Angeles, $30,000 worth of products stolen

Dy dyqane që tregtojnë karta dhe produkte Pokémon në Los Angeles janë grabitur brenda më pak se dy orësh, ndërsa…

8 minutes ago

Pacolli: Adapting to European environmental standards increases opportunities for local businesses

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendor dhe përshtatjes së…

9 minutes ago

Austria skeptical of EU enlargement: what position does it hold on Kosovo?

Zgjerimi i BE-së? – “Jo, ju lutem, jo përsëri!” Kështu mendon një pjesë e madhe e popullsisë së Austrisë. Sipas…

9 minutes ago

Sveçla: Three arrested and 136 kilograms of marijuana seized in Kaçanik; police officer also under investigation

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…

9 minutes ago