Ezequiel Lavezzi, ish-sulmuesi i Napolit dhe i Argjentinës, po përjeton një fazë të vështirë personale, ndërsa deklaratat e tij kanë ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.
None found
41-vjeçari ka ndarë publikisht disa prej vështirësive që ka kaluar. Ai është shtruar në spital për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe aktualisht vijon të marrë trajtim mjekësor.
Në rrëfimin e tij, Lavezzi theksoi se djali i tij ka qenë një prej arsyeve kryesore që e ka ndihmuar të përballet me këtë periudhë të rëndë.
“I thashë vetes se nuk mund t’ia shkatërroja jetën djalit tim. Më është dashur të kaloj nëpër disa momente të vështira dhe ende po i nënshtrohem trajtimit sot. Por kam jetuar periudha shumë komplekse”, u shpreh Lavezzi.
Gjatë karrierës së tij, argjentinasi ka veshur fanellat e Estudiantes, Genoa, San Lorenzo, Napoli dhe Paris Saint-Germain.
Me Napolin dhe PSG-në, ai arriti të fitonte disa trofe, ndërsa ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së Argjentinës.
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë…
Ish-basketbollisti i njohur serb, Dejan Bodiroga, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë,…
Dy dyqane që tregtojnë karta dhe produkte Pokémon në Los Angeles janë grabitur brenda më pak se dy orësh, ndërsa…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendor dhe përshtatjes së…
Zgjerimi i BE-së? – “Jo, ju lutem, jo përsëri!” Kështu mendon një pjesë e madhe e popullsisë së Austrisë. Sipas…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…