Ish-lojtari i kombëtares argjentinase, Ezequiel Lavezzi po përjeton momentet më të këqija të jetës së tij.
Muajin e fundit ish-sulmuesi pati një periudhë të turbullt. Në dhjetor për herë të parë përfundoi në spital. Ish-futbollisti u soll në spital në mes të dhjetorit me një plagë me thikë në bark dhe një klavikulë të thyer.
None found
Radioja uruguaiane FM Gente pretendon se Lavezzi është therur me thikë nga vëllai i tij.
Tre javë pas kësaj, ai e teproi me mbidozë dhe përfundoi në terapi intensive, ndërsa tani përfundoi në psikiatri.
“Ai po kalon një problem të ashpër dhe është pranuar në psikiatri, një institucion i shëndetit mendor, për herë të dytë në tre javë”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.
Megjithatë, tani është vet Lavezzi, i cili ka folur shkurtimisht për situatën e tij.
“Është e vështirë. Por duhet ta bëj, duhet të rregulloj jetën dhe zakonet e mia. Duhet ta bëj për djalin tim”, ka thënë Lavezzi për L’Equipe.
Lavezzi ishte futbollisti më i paguar në botë. Ai fitoi mbi 20 milionë euro në Hebei të Kinës.
Në karrierën e tij, ai luajti për Estudiantes, San Lorenzo, Napoli dhe PSG, dhe ai bëri 51 paraqitje për Argjentinën dhe fitoi një medalje argjendi në Kupën e Botës 2014 në Brazil. /Telegrafi/
VLLAZNIA 0-0 ELBASANI “Abissnet Superiore”: Java 11Stadiumi: “Loro Boriçi”Arbitër: Florjan Lata FORMACIONET ZYRTARE:VLLAZNIA: Jukaj; Bardhi, Gurishta, Musta, Avduli, Dros, Marku, Emanuel, Murataj,…
Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…
Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie,…
Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu…
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…