Presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yasser Al-Misehal, i intervistuar nga “MARCA”, mohoi që Rolls Royce të ishin dhënë si dhuratë për fitoren ndaj ARgjentinës në Kupën e Botës.
“Ata luajtën për krenarinë e përfaqësimit të kombit të tyre. Ata patën nderin dhe fatin për përfaqësimin e kombëtares në një ndeshje historike.
Thashethemet nuk janë të vërteta, sigurisht është e qartë që kanë marrë bonus. Një bonus normal, ka rregulla për të, por lojtarët nuk luajnë për bonuse, por për vendin, për të bërë histori. Shumë u bënë të njohur pas asaj fitoreje”, u shpreh ai./h.ll/albeu.com