U godit me kokë nga Nunez, mbrojtësi i Crystal Palace “bombardohet” me mesazhe kërcënuese (VIDEO)

Liverpool u ndal sërish në barazim mbrëmjen e ndjeshme në “Anfield” pëbrallë Crystal Palace e vlefshme për javën e dytë të Premier League.

“The Reds” morën një goditje në fortë në minutën e 57, pasi Darëin Nunez u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë mbrojtësin Andersen.

Edhe pse me një lojtar më pak, vendasit barazuan me Diaz dhe më pas nuk arritën të përmbysnin rezultatin.

Ditën e sotme mbrojtësi Andersen ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se ka marrë rreth 400 mesazhe kërcënuese në Instagram nga tifozë të Liverpoolit.

“Kam marrë ndoshta 400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni së vepruari ashpër në internet”, tha ai./albeu.com