U dënua me 3 ndeshje nga Disiplina, Rrapaj gati për duelin me Erzenin

Arinaldo Rrapaj u dënua nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me 3 ndeshje pezullim. E gjitha kjo për shkka të përplasjes që pati me Janaqin në sfidën që Partizani humbi me Skënderbeun.

Por tashmë vlonjati do të jetë i gatshëm për duelin me Erzenin, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në “Egnatia Arena”. Kjo pasi Rrapaj mungoi në sfidën me Kukësin në kampionat, ndërkohë do të mungojë në duelin në Kupë që do të luhet ditën e nesërme po ndaj Kukësit.

Në këtë mënyrë lojtaari bën gjysmën e dënimit dhe rregullorja parashikon që të shlyhet gjysma tjetër. Klubi do të paguajë për ndeshjen e tretë për të qenë i gatshëm për Orges Shehin për sfidën e kampionatit. /newsport.al/


Shtuar 5.03.2024 09:01