U dëmtua nga shoku i skuadrës, mbrojtësi i Arabisë Saudite largohet nga Botërori me kafkën e thyer

Yasser Al Shahrani do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës pasi pësoi një dëmtim të rëndë në përballjen e Arabisë Saudite me Argjentinën.

Lojtari u përplas me portierin e skuadrës së tij, Al Owais, dhe mbeti i shtrirë në fushë  për disa minuta përpara se të largohej me barelë.

Më pas., mbrojtësi 30-vjeçar është dërguar në spital për t’iu nënshtruar analizave dhe për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.

Radiografia e marrë nga mjekët tregon ashpërsinë e problemit, i cili e detyron lojtarin e Arabisë Saudite të humbasë pjesën tjetër të turneut. Rrezet X u publikuan në rrjetet sociale nga llogaria zyrtare e Kupës së Botës për Arabinë Saudite./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.11.2022 10:08