U dëmtua në ndeshjen ndaj Salernitanas, ja sa do të mungojë Fikayo Tomori

Milani e mbylli në barazim ndeshjes e së premtes përballë Salernitanas. Sfida e cila ishte e vlefshme për javën e 17-të të Serie A përfundoi me rezultatin 2-2. Por nuk ishte vetëm ky rezultat e keqja e kësaj sfide.

Fikayo Tomori i cili shënoi golin e parë për kuqezinjtë, u detyrua të linte fushën e loëjs në minutën e 65’ të sfidës për shkak dëmtimi. Teksa pas analizave të bëra së fundmi, anglezi do të jetë jashtë fushave për 4 javë.

Tomori vuan nga një problem në bicepsin e këmbës së djathtë dhe ky lloji dëmtimi kërkon kohë tu rikuperuar. Me këtë dëmtimin, Pioli bëhet më “dhimbje koke” duke patur parasysh që të dëmtuar janë edhe dy qendërmbrojtësit e tjerë, Kalulu dhe Thiaw. /Newsport.al/


Shtuar 24.12.2023 18:11