Pas humbjes së thellë me Anglinë dhe humbjes me Shqipërinë, Hungaria e pati të vështirë të mposhtë Andorrën në shtëpi. Paraqitjet e Kombëtares hungareze kanë nervozuar trajnerin Marko Rosi, i cili ka shpërthyer në konferencën për shtyp pas duelit me Andorrën.
Trajneri italian u kujton gazetarëve fjalët që ka thënë në fillim të shortit për vështirësinë e Shqipërisë, ndërsa më pas nxjerr të gjitha pakënaqësitë me lojtarët, që duket se nuk ndjekin urdhrat e tij.
“Dua ti kthehem pak ndeshjes me Shqipërinë. Nuk mund ta keni kujtesën të shkurtër. Më kujtohet që ua kam thënë. Kur u hodh shorti, u thashë se Anglia është e pakonkurrueshme, Polonia është më e forta nga të gjitha dhe se edhe Shqipëria që ishte në vazon e katërt, ishte më e fortë se vazoja e katërt. Te Shqipëria në 10 lojtarë, e përsëris 10 lojtarë, 8 prej tyre luajnë në Serinë A italiane, njëri luan në Premier League dhe tjetri në La Liga. Nëse ju thashë se ishte një skuadër e vështirë e kisha një arsye. Në Shqipëri nuk kemi luajtur mirë.