Tuchel: Jam i kënaqur nga paraqitja, por shumë keq për barazimin e menjëhershëm

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, komentoi në konferencën për shtyp, siç raporton “Football.london”, barazimin 1-1 ndaj Manchester United.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen, sepse pati një përpjekje të madhe ekipore dhe mendova se treguam atë që duhet për të fituar në një stadium të madh. Kemi luajtur me shumë cilësi, por fatkeqësisht nuk kemi atë që meritojmë dhe duhet të jetojmë me të.

Ishim shumë dominues dhe gjetëm hapësirat e duhura. Kur shënuam, unë shpresuoja se do të vazhdonim me të njëjtin përqëndrim. Fatkeqësisht ata arritën të gjenin golin e barazimit menjëherë me një pasim cilësor, por edhe pak fat.

Reagimi ishte mirë dhe jam i kënaqur me këtë. Mirëkuptimi mes Werner dhe Havertz? Po integrohen në skemat tona. Ata janë akoma të mirë sa Mount dhe sigurisht që do të mësojnë sepse kanë qëndrimin e duhur.

Ronaldo si model? Lojtarët mund të admirojnë cilësinë, qëndrimin dhe karrierën e portugezit”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.04.2022 08:17