Trukonin ndeshje, rrëzohen nga kategoria dy skuadrat

Federata e Futbollit të Bangladeshit ka zbritur dy skuadra lokale në divizionin më poshtë për pjesëmarrje në trukimin e ndeshjeve.

Dënimi ka të bëjë me klubet Utar Barijara nga divizioni i parë i vendit dhe Karvan Bazar Pragati nga i dyti. Të dy klubet do të bien dhe do të paguajnë gjithashtu një gjobë monetare.

Përveç klubeve, FFB-ja i ndëshkoi edhe lojtarët: pesë lojtarë të Utar dhe gjashtë Karvan morën një ndalim pesë-vjeçar për pjesëmarrje në ndeshje, si dhe tre zyrtarë të Karvanit.

Ky është rasti i dytë i ndëshkimit për trukim ndeshjesh në Bangladesh, më herët FIFA skualifikoi klubin Arambah Krira Sangha. /albeu.com/