Tronditet Xavi, ylli i skuadrës mbyll sezonin para kohe

Barcelona nuk mundi të shkonte në gjysmëfinalen e Europa League, pasi u mposht nga Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por Xavi Hernandez është tronditur nga lajmi që ka marrë ditën  e sotme.

Pedri është dëmtuar dhe shkak i këtij dëmtimi ka mbyllur sezonin para kohe dhe kjo është konfirmuar nga kontrollet mjekësore që lojtari i katalanasve ka zhvilluar sot.

Pedri kështu nuk mund të jetë i gatshëm për trajnerin Xavi Hernandez në pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik dhe pa asnjë dyshim kjo është një mungesë e madhe./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.04.2022 15:05