Rapid Bukuresht ka shënuar fitore ndaj Craiovas me rezultat 4-3 në një ndeshje që skuadra ku paraqiten tre përfaqësuesit e Kosovës, Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi ishin duke humbur me dy gola, por u kthyen dhe morën triumfin.
Rapidi e nisi ndeshjen në sulm me të tre Rrahmanin, Hasanin dhe Krasniqin, ku që të tre ishin protagonist.
Ermal Krasniqit shënoi golin për 1-1 me një goditje nga distanca, që erdhi pas asistimi të Florent Hasanit.
Albion Rrahmani shënoi golin për 2-3 duke e kthyer në gol një penallti që e fitoi vet, ndërsa pastaj shënuan edhe dy herë për të fituar ndeshjen 4-3.
Tre lojtarët kanë qenë ndër më të vlerësuarit nga SofaScore, me Hasanin që kishte notën më të lartë 7.9.
Pas tij ishte Krasniqi që u vlerësua me notën 7-2, ndërsa Rrahmani mori notën 6.9.
Hasani dhe Krasniqi këtë afat kalimtar kaluan te Rapid, ndërsa Albion Rrahmani është në këtë klub që nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/