Inter Miami i Lionel Messit u eliminua çuditërisht nga play-offi i MLS pasi humbi 3-2 në shtëpi ndaj Atlanta United.
Një disfatë e papritur, duke qenë se skuadra nga Florida ishte favorite për të fituar titullin pas dominimit të sezonit të rregullt. Për shkak të këtij rezultati negativ, argjentinasi nuk do të arrijë të ngrejë dot trofeun më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga tre që nuk ka arritur të fitojë ende në karrierën e tij.
None found
Gjatë 20 viteve të tij si futbollist profesionist, Messi mori pjesë në 16 turne të ndryshëm mes Barcelonës, Paris Saint-Germain, Inter Miami dhe kombëtares së Argjentinës, dhe në 13 prej tyre ai u kurorëzua kampion të paktën një herë.
Me Barcelonën (La Liga, Copa del Rey, Superkupa e Spanjës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës dhe Kupa e Botës për Klube) dhe ekipi kombëtar (Kupa e Botës, Copa América, Finalisimo dhe Olimpiada) fitoi gjithçka, diçka që nuk mundi ta bënte në Francë, ku humbi Kupën e Francës.
Në sezonin 2021/22 PSG u eliminua në 1/16 me penallti kundër Nice, ndërsa në sezonin 2022/23 u mund 2-1 nga Marseille edhe në 1/16. Trofeu tjetër që numri 10 nuk ka mundur ta fitojë është Kupa e Kampionëve CONCACAF: Inter Miami u eliminua në çerekfinale nga Monterrey. E fundit, padyshim, është Kupa MLS. Ai do të jetë në gjendje të provojë përsëri pas disa muajsh.
"Sistemi bankar në Maqedoni është i qëndrueshëm, institucionet kompetente po marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur depozituesit,…
Dogana e Kosovës ka mbledhur 186.6 milionë euro gjatë tetorit 2026, duke shënuar rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtin…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se…
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të…
Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është…