Leo Messi shënoi dy herë për të udhëhequr Inter Miamin në një fitore 4-2 kundër Atletico San Luis, duke i dhënë fund pritjes së tij për gol që nga përfundimi i Kupës së Botës 2026.
Ndeshja nisi me një goditje të hershme për skuadrën meksikane, pasi David Rodriguez kaloi miqtë në avantazh që në minutën e katërt. Megjithatë, Inter Miami reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka.
None found
Ylli argjentinas barazoi rezultatin në minutën e 11-të dhe kompletoi dopietën e tij personale në minutën e 44-të. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Telasco Segovia dhe qendërmbrojtësi Micael, të cilët shënuan gjithashtu për vendasit, ndërsa Noah Allen asistoi në tre prej golave.
Në pjesën e dytë, ndeshja në stadiumin Nu u pezullua për gjysmë ore për shkak të kushteve të rënda atmosferike në zonë. Rafa Llorente gjeti rrugën e rrjetës për San Luisin, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur ekipin e Miamit, i cili tani ka tetë ndeshje radhazi pa humbje.
Kjo ishte paraqitja e dytë e Messit që nga Botërori, ku udhëhoqi Argjentinën drejt finales së dytë radhazi, por La Albiceleste u mposht 1-0 nga Spanja. Në sfidën e tij të parë pas kthimit, një barazim 2-2 kundër Columbus Crew, 39-vjeçari luajti 37 minuta si zëvendësues pa arritur të shënonte.
Me dopietën e realizuar ndaj San Luisit, Messi tani numëron 14 gola në 12 paraqitje në Kupën e Ligës dhe kryeson i vetëm listën e golashënuesve historikë të kompeticionit, duke lënë pas Denis Bouanga nga Los Angeles FC. Për më tepër, ai asistoi golin e Micael me një goditje të saktë me kokë në minutat shtesë të pjesës së parë.
Inter Miami nuk pati në dispozicion Luis Suarezin, i cili nuk do të marrë pjesë fare në edicionin e këtij viti për shkak të një pezullimi prej gjashtë ndeshjesh. Ky dënim vjen si pasojë e ngjarjeve në finalen e vitit të kaluar kundër Seattle, të cilën Miami e humbi me rezultatin 3-0.
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…