Tre nga fëmijët e Harry Kane raportohet të jenë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni në Gjermani të hënën pasdite.
Incidenti mësohet të ketë ndodhur në Bavaria teksa kapiteni i Anglisë udhëtoi për në Londër me Bayern Munichun para ndeshjes së tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, raporton “DailyMail”, transmeton Klankosova.tv.
None found
Sipas gazetës gjermane “Bild”, incidenti ndodhi afër Schaftlarn në distriktin e Munichut, kur një Renault u ndesh me një “kombi” Mercedes në ardhje teksa ai tentoi të bënte një kthesë.
Fëmijët e Harryt, Vivienne dhe Ivy po udhëtonin në “kombi” dhe pësuan lëndime sipërfaqësore, para se të dërgoheshin në një spital të afërt me autoambulancë.
Fëmijët janë të moshave tre, pesë dhe shtatë. Fëmija i katërt i Kanet, Henry, ka lindur në gusht të vitit që lamë pas.
“Bild” raportoi se Renaulti po vozitej nga një grua 20-vjeçare, e cila po udhëtonte bashkë me djalin e saj tre-vjeç dhe me dy të rritur, 43 dhe 48-vjeç.
Ndërkaq, prapa timonit të Mercedesit ka qenë një grua gjermane 24-vjeçe.
Të gjithë pasagjerët u dërguan në një spital lokal për trajtim.
Ilir Daja - Adrian BardhiNjë Dinamo e kualifikuar dhe padyshim, entuziasmi s’mund të mungonte kurrsesi tek presidenti Adrian Bardhi [...]Read…
Moussa WagueMoussa Wague është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...
Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…
Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…
Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.Sipas raportimeve,…