Tre ekipe “Big” kërkojnë shërbimet e Rashford

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, duket i vendosur për të mos rinovuar kontratën e tij me Manchester United.

Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në qershor të vitit 2023 dhe kjo gjë e ka bërë më konkrete që ekipet të fillojnë të interesohen për të.

Barcelona, Arsenal dhe PSG janë të gatshme të shpenzojnë për djaloshin, i cili nuk po duket i kënaqur te ekipi i Manchester United./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.03.2022 18:22