Tre ditë nga operacioni, Haller diagnostikohet me tumor malinj, ja sa pritet të mungojë

Borussia Dortmund bën përditësimin e radhës për Sebastian Haller, 3 ditë pas operacionit të tij. Mësohet se sulmuesi është diagnostikuar me tumor malinj testikular.

“Sebastien Haller (28) do të mungojë në Borussia Dortmund për disa muaj. Gjetjet histologjike zbuluan një tumor malinj testikular”, thuhet në njoftimin e gjigantit të Bundesligës.

Këto tomore janë koncerogjene dhe të përhapshme, ndaj duhet kurimi me kimioteprapi.

Futbollisti prite të mungojë 3 deri në 4 muaj, sipas situatës monentale nëse çdo gjë nga ky moment do vazhdojë pozitivisht./albeu.com