Categories: sport

Transferimi i Marmoush te Tottenham, skema që la Frankfurtin pa përfitime nga shitja

Omar Marmoush është duke kaluar nga Manchester City te Tottenham Hotspur, ndërsa marrëveshja ka tërhequr vëmendjen në futbollin evropian për shkak të rolit që luan Eintracht Frankfurti në këtë histori.

Klubi gjerman, ish-ekipi i sulmuesit egjiptian, rrezikon të mbetet pa asnjë të ardhur nga transferimi i tij, përmes një manovre që lidhet me mënyrën se si është strukturuar marrëveshja mes Cityt dhe Tottenhamit.

Të lidhura

None found

Gjithçka nisi disa javë më parë, kur Tottenhami kontaktoi Manchester Cityn me synimin për të transferuar Savinhon dhe Marmoushin. Pas negociatave të shkurtra, klubi londinez deklaroi se ishte i gatshëm të paguante 150 milionë euro për të dy lojtarët si pjesë e një pakete të vetme.

Kjo i krijoi Cityt mundësinë të përcaktonte ndarjen e shumës. Drejtuesit e klubit anglez pranuan ofertën, por kërkuan që 90 milionë euro të regjistroheshin për Savinhon dhe 60 milionë euro për Marmoushin.

Pas kësaj ndarjeje, e gjithë shuma prej 150 milionë eurosh mbetet në llogaritë e Manchester Cityt, ndërsa Tottenhami paguan vetëm 60 milionë euro për Marmoushin, një lojtar që në vlerësim konsiderohet më i kushtueshëm se Savinho.

Çështja lidhet me marrëveshjen e bërë një vit e gjysmë më parë, kur City e transferoi Marmoushin nga Eintracht Frankfurti. Në atë kohë, klubi gjerman siguroi 15 përqind të kompensimit nga shitja e ardhshme e egjiptianit, por vetëm nëse Manchester City do të dilte me fitim nga transferimi. Meqë Marmoush u ble për 75 milionë euro, kushti do të aktivizohej vetëm në rast të një shitjeje mbi këtë shumë.

Megjithatë, duke i ndarë 150 milionë eurot në 90 milionë për Savinhon dhe 60 milionë për Marmoushin, City ka krijuar situatën ku Frankfurti nuk përfiton asnjë qindarkë nga transferimi i ish-lojtarit të tij, i cili u bë i njohur me fanellën e klubit gjerman.

Në këtë skemë, Savinho shfaqet si “i pafajshmi”, pasi për të është përcaktuar një vlerë prej 90 milionë eurosh. Kjo shumë është tri herë më e lartë se vlerësimi i tij në Transfermarkt, që arrin në 30 milionë euro.

Tottenhami do t’i paguajë 60 milionë eurot për Marmoushin vetëm verën e ardhshme. Deri atëherë, egjiptiani do të qëndrojë te Spurs në formë huazimi, ndërsa më pas klubi londinez do të ketë detyrimin të blejë përfundimisht kontratën e tij për shumën e rënë dakord.

Në përfundim, të paktën në letër, Manchester City do ta shesë Marmoushin për 15 milionë euro më pak se shuma me të cilën e bleu. Megjithatë, mënyra e ndërtimit të marrëveshjes tregon se klubi anglez ka arritur ta anashkalojë Frankfurtin dhe ta lërë atë pa përfitime nga transferimi.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

17 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

54 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago